TIRANË
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur sot dhe për zëvendësdrejtorin e SHISH, i emëruar sot dhe akuzave se si President bllokoi këtë emërim duke e mbajtur peng për shkak të konfliktit të tij me këtë institucion.
Meta i cilësoi shpikje, provokime dhe alibi për të justifikuar papërgjegjshmërinë.
“Nuk ka pasur asnjë konflikt të presidentit Ilir Meta me SHISH të paktën për këtë çështjes, madje përkundrazi kemi pritur propozimin nga drejtori i SHISH për zëvendësin e tij, i cili nuk ka ardhur asnjëherë për arsye të bllokimit që ka ardhur nga kryeministri. Po kështu kemi qenë të hapur dhe kemi bashkëpunuar me të gjithë partnerët ndërkombëtare për të realizuar në çdo kohë një propozim që do të vinte nga km për këtë pozicion vakant.
Asnjëherë nuk ka ardhur në presidencë, nuk është protokolluar një propozim i tillë. Çuçi i partisë është atje për të gënjyer, për të shpikur konflikte të paqena dhe për t’u përdorur. Asnjë propozim nuk ka ardhur, përkundrazi ka qenë gatishmëria e presidentit. Kjo gënjeshtër e Çuçit të Rilindjes është në vazhdën e shpifjeve të tjera si ato të larvës së bashkisë që thoshte se presidenti ka bllokuar ambasadorët. Janë shpikje dhe provokime, alibira për të justifikuar papërgjegjshmërinë e tyre në ushtrimin e detyrave të tyre të larta publike dhe shtetërore, papërgjegjshmëri që qytetarët e njohin”, tha Meta.