Tirana do të luajë sot me Teutën në një ndeshje ku duhet të fitojë medoemos. Bardheblutë në këtë sfidë vijnë me disa probleme.
Veç Nuriut, Ngosë dhe Bytyqit të dëmtuar, listës i shtohet edhe De Silva. Sulmuesi ka një tërheqje në pulpë dhe nuk luan këtë sfidë, por rrezikon edhe ndeshjet e mbetura të kampionatit.
Xhixha ka probleme me muskujt e barkut dhe është në dyshim për këtë përballje. Me dy sulmues që mungojnë Shehi duhet të ribëjë sulmin.
Nga ana tjetër, në portë luan Bekaj, më pas Toshevski, Najdovski, Hoxhallari e Ismajlgeci. Në mesfushë, Toli, Totre e Limaj.
Në sulm Seferi luan në qendër dhe në një krah Gjumsi. Në krahun tjetër aktivizohet Xhixha dhe nëse nuk ia del në fushë është Hoti.
Arena e Lajmit