Vajza e Donald Trump dhe bashkëshorti i saj fotografohen duke kaluar disa pushime relaksuese në plazhin e Miamit

Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë fotografuar në plazh në Miami duke luajtur dhe kaluar momente së bashku.

Vajza e Donald Trup, dhe bashkëshorti i saj, ish- këshilltar i presidentit Trump, u panë teksa ecnin npër rërën e bardhë të Majamit me dy djemtë e tyre. Çifti ka edhe një vajzë, e cila nuk ndodhej me ta.

Ivanka kishte veshur një fustan plazhi me vija blu dhe të bardhë që arrinte deri poshtë gjunjëve të saj, sandale kafe, syze dielli të zeza dhe me një kapele kashte.

Jared u fotografua duke luajtur me top së bashku me djemtë e tij, ndërsa Ivanka qëndroi i ulur në një shezllon për të shfletuar një libër nën çadër.

Në një moment, Ivanka u shfaq duke dhënë një autograf për një fanse në plazh.

Çifti është parë të jetë komod gjatë javëve të fundit, duke shijuar një mbrëmje takimi në Miami në fillim të majit dhe duke u ngjitur në plazh dorë për dore në prill.

Megjithatë, nuk ka qenë e gjitha dhe shumë argëtuese, pasi  Ivanka raportohet se kaloi tetë orë në prill duke u pyetur nga Komiteti i Përzgjedhur i Dhomës për të Hetuar Sulmin e 6 janarit në Kapitol.

Vajza e Donald Trump dhe bashkëshorti i saj fotografohen duke kaluar disa pushime relaksuese në plazhin e Miamit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook