“Bllokoi nisjen e negociatave”, Rama i përgjigjet deklaratës së Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë për fjalimin në samitin e Bled-it: Dikush t’ua…

Albania

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në Tëitter për t’iu përgjigjur Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, e cila shprehej në nëj deklaratë zyrtare se  “i refuzon me vendosmëri sugjerimet e tij si të papranueshme dhe të pahijshme për sjelljen e një kryeministri të një vendi kandidat për anëtarësim në BE”.

Deklarata nga Sofia zyrtare lidhet me ato ç’ka Rama tha në samitin e Bled-it në Slloveni dhe thekson se “retorika antibullgare e Edi Ramës, është kthyer në një refren të përhershëm të fjalimit të tij politik”.

Ndërkohë, kreu i qeverisë shqiptare kërkon që dikush t’ia përkthej qartë miqve bullgarë fjalimin e tij në Bled.

“Ndoshta dikush duhet të ndihmojë miqtë tanë të Ministrisë së Jashtme bullgare me përkthimin e qetë të përgjigjes sime në Bled se si Bullgaria bllokoi hapjen e bisedimeve të anëtarësimit për 🇦🇱&🇲🇰 kur më në fund të gjithë të tjerët ranë dakord pas 8 vitesh të gjata! Thjesht përsërita të njëjtat gjëra që thashë në qershor”, shkruan Rama.

 

“Bllokoi nisjen e negociatave”, Rama i përgjigjet deklaratës së Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë për fjalimin në samitin e Bled-it: Dikush t’ua…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook