“Do të hymë si ushtarë në fushë”, Osmani: Në 2-3 vite pse të mos mendojmë dhe për grupet e… Champions-it

Drejtori i Tiranës, Tefik Osmani, ishte i ftuar në emision “Sport News” në News 24, i drejtuar nga moderatorja Enxhi Biba. Ai foli për merkaton e Tiranës dhe për sfidat e ardhshme që i presin bardheblutë në Europë.

bandicam 2022-07-01 17-40-41-814

Është zhbllokuar zyrtarisht merkato e Tiranës? – Ka ditë që është zhbllokuar, sepse lojtarët që kemi afruar të gjithë janë federuar dhe janë të gatshëm për ndeshjet.

Pse ndodh shpesh ky bllokim? – Këto janë eksperienca që duhet të mësojmë, që kontratat t’i bëjmë më me kujdes dhe të jemi gjithmonë me sytë hapur. Mendoj në vitet në vazhdim, jo vetëm klubi i Tiranës, por dhe klubet shqiptare nuk do të kenë këto probleme.

Merkato? – Kemi pasur momente që dhe donim të reagonim sepse menaxherë të ndryshëm ka shumë, për të çuar lojtarë diku tjetër fusin dhe emrin e madh te Tiranës dhe normalisht duke u përmendur lojtari te Tirana bëhet një farë presioni te skuadra tjetër që mbase e kërkon.

Ajeti? – Është e vërtetë, kemi qenë në biseda të vazhdueshme. Ai na falënderojë, sepse ka qenë shumë korrekt me ne. Na ka thënë që pret oferta të tjera, por ne na nxitonte koha. Dmth koha nuk na priste kështu që pamë për diçka tjetër.

Kristal Abazaj? – Siç e ka shprehur Kristali simpatinë, ashtu e kishim shprehur dhe ne. Trajneri e kishte te Kukësi. Unë kam marrëdhënie shumë të mira. Është lojtar që do t’i shtonte vlera sjkuadrës tonë, por me futjen në Superligë turke ishte e pamundur, sepse jo vetëm Kristalin, por të gjithë lojtarët shqiptarë do t’i mbante aty dhe unë i uroj sa më shumë suksese dhe fat.

Emanuele Ndoj? – Kemi qenë në bisedime. Janë vërtet këto emra që ne kemi biseduar, sepse duam lojtarë cilësor. Të shikojmë në ditët në vijim se vërtet janë lojtarë që kanë shumë kosto, është shumë e vështirë.

Enea Mihaj? – Mos m’i përmendni të gjithë sepse s’ka pasur emra të tjerë dhe nuk dua të ofendojë asnjë lojtarë tjetër. Menaxherë të ndryshëm dhe portale duan të bëjnë lajmë.

Ka ndikuar Seferi për lojtarët e Kombëtares? – Edhe unë kur kam qenë futbollist dhe kam luajtur jashtë dhe kur vjen nga jashtë luan në Shqipëri, futbolli të ndikon. Mendonin njerëzit që nuk mudn të ikësh jashtë. Seferi ka qenë gjëja më e mirë. Ka bërë që me përkushtim dhe me një klub të mirë siç është Tirana mendoj se dhe kombëtarja por edhe ofertat dio të jenë shumë të jmira. Ka futbollistë që duhet të japin maksimumin.

Dongjoni? – E përmenda dhe thashë, mos të vijojmë, sepse janë lajme që kemi dashur të reagojmë, por për respekt të futbollistëve nuk kemi bërë diçka të tillë.

Për çfarë ka më shumë nevojë Tirana? – Tirana ka nevojë për djem të mirë, për djem që futen në fushë dhe japin maksimumin e tyre. Kemi pasur nevojë për lojtarë me eksperiencë, siç afruam Aleksin dhe Hilën. Por kemi parë edhe lojtarë që Tiranës i duhen në vazhdimësi, siç kemi bërë me afrimet e Behiratçes dhe Përgjonit që kanë dalë lojtarë të mirë për këtë klub.

Nota që do t’i vinit merkatos? – Vlerat e Hasanit dihen. Donim ta afronim që vjet, por për kontratën që kishte Hasani, sepse ishte dhe ai i gatshëm. Kemi afruar dhe lojtarë që e njohin shumë mirë si Aleksi dhe Hila, që kanë dalë kampion në Shqipëri dhe kjo s’është gjë e lehtë. Iseni presim të jetë një Behiratçe i dytë në kampionatin shqiptar. Notën nuk e di. Unë di që duhet të bëjmë një punë të mirë. Po këtë punë nuk e bëjë vetëm unë, e bëjmë komplet si staf, sepse po nuk pati bashkëpunim nuk ka asnjëherë sukses.

Janë larguar Hoxhallari, Toli dhe Hoti. – Mendoj që lojtarët që janë larguar kanë pasur vërtet cilësi. Do t’ia ndjejmë mungesën e Hoxhallarit. Të ikë kapiteni nuk është gjë e lehtë. Hoti e kërkonte vetë largimi, sepse kërkonte minuta. Është fusha. Ne kemi aktivizuar çdo lojtarë dhe nuk ka trajner që nuk e do një lojtarë të mirë në fushë. Lojtarët që trajneri ka aktivizuar e kanë merituar. Tolin e kemi pritur dhe shpresojmë të bashkohet sa më shpejtë, sepse koha ikën dhe më pas do të bëhet shumë e vështirë.

Oferta më e lartë që është refuzuar? – Të them të drejtën duhet të falënderojë presidentin. Më ka thënë që për lojtarët e mirë mos u kurse, kështu puna bëhet më e lehtë. Asnjë lojtarë s’na ka refuzuar. Lojtarët presin një skuadër si puna e Ajeti, që pret diçka në Serinë B. Në shifra nuk na kanë refuzuar.

Oferta më e lartë që ju keni refuzuar? – Oferta kemi për të gjithë. Oferta më e madhe që ka ardhur është 700 mijë, nuk dua të përmend lojtar. Nuk është se e kemi refuzuar. Për refuzime duhet të pyesni presidentin.

Pa 1.5 milionë euro Seferi nuk largohet? – Unë e kuptoj dhe e njohë shumë mirë presidentin. Një lojtari në Shqipëri ka ardhur momenti që mos të shitet më shifra 50-100 mijë. Shikojmë suksesin e lojtarëve që janë tani në Turqi si Abazaj, Ethemi, Rroca. Sot po të bëjmë një krahasim Ethemit i ka shkuar kartoni 1.5 milionë. Dhe pse mos ta nisim dhe ne në kampionatin shqiptar, jo 1.5, por pak më poshtë.

bandicam 2022-07-01 17-49-22-909

Hyrje-daljet për të mos rrezikuar balancat? – Dua ta theksojë shumë. Ne që në momentin që kemi diskutuar me Shehin objektivi ka qenë që të kemi titullin kampion dhe sa larg të shkojmë në Europë. Për dy-tre vite të arrijmë grupet e Ligës së Europës, Ligës së Konferencës, nuk po e lë pa përmendur Champions-in. Është e vështirë por jo e pamundur..

Merkatoja nga Europa? – Jemi një klub që kemi një president babaxhan dhe nuk ka ndikuar te lojtarët. Nëse do jemi në ndonjë nga grupet as lojtarët nuk duan të largohen. Të shikojmë dhe të ecim sa më gjatë. Nuk ka pasur lojtarë që do të iki në këtë moment. Të gjithë janë të motivuar për të ecur sa më larg në Europë.

Sa larg shkon Tirana në Europë? – Stafi e ka parë dhe e ka studiuar dhe kemi qëndruar e pagjumë. Në çdo ndeshje që do të futemi nuk do të hymë si inferiore. Do të hymë si ushtar dhe në fund do të shohim si do të jetë dhe ndihma e Zotit. Pa fat dhe pa ndihmën e Zotit nuk ecën në futboll.

Zhgënjim eliminimi? – Nuk dua ta çojë ndërmend të kemi zhgënjim. Kemi menduar të bëjmë nja 2-3 vite dhe të kemi një ide të qartë që ky klub. Në mos këtë vit, të jemi në të ardhshmin. Nuk dua ta çojë ndërmend këtë. Vetëbesimi dhe stafi te lojtarët mendoj se do të ikim shumë lart.

Ka një shifër premio? – Unë pak a shumë e di shifrën. Dje presidenti ka bërë një takim. Premiot janë gjithmonë, jo vetëm tani. Në një derbi presidenti ka vënë 40-50 mijë euro, mendojeni tani.

Eksperiencën tuaj që kishit me Skënderbeun? – Trajneri Shehi ka pasur një takim me lojtarët, ku i ka thënë që ne si skuadër e vogël na kenë nënvlerësuar. Fusha ka treguar gjithçka. Duke dhënë maksimumin dhe duke qenë me kokën poshtë do të arrihet kjo që i kemi thënë lojtarëve. Kjo besoj i ndihmon dhe i ka ndihmuar në kampionatin shqiptar. Si lojtarë s’kemi pasur presion te Skënderbeu. Këtë kemi bërë dhe tani. Për humbjet kemi përgjegjësi vetëm unë dhe trajneri. Lojtarët nuk kanë asnjë përgjegjësi.

Kampionat i ngjeshur? – Do të jetë diçka ndryshe sepse mbarojmë në nëntor. Na lini të kalojmë Europën dhe të flasim për kampionatin. Kampionati shqiptar ka pasur rritje dhe cilësi në vitet e fundit. Duhet t’i japim merita. Pa cilësi nuk largohen 3-4 lojtarë në klubet europiane.

Rivalët? – Respekti për të gjithë. Këta rivalë i kemi luftuar dhe këta kanë pasur meritë që jemi këtu dhe do të përballemi. Duhen parë javët e para të kampionatit. 4-5 javët e para shikojnë kush janë rivalët e kush jo.

Nuk do të udhëtoni në Korçë. – Më vjen keq për Korçën. Jam rritur dhe kam dalë atje futbollist. Kur shikon qytete të mëdha, jo vetëm Korça, por edhe Vlora, Kavaja dhe kur shikon skuadra të tjera që janë në Superligë vërtet të vjen keq. Në Korçë vërtet luan futboll dhe ndihesh mirë.

Mesazh për tifozët? – Unë tifozët nuk i kam përmendur, por jam gjithmonë në kontakt. Dua t’i falënderojë pa masë. Do të jenë një numër i madh në Luksemburg. Dua t’i falënderojmë për këtë gjë. Kjo është më e pakta që mund t’i them një tifozi që vjen deri në Luksemburg.

Arena e Lajmit

 


Loading…

“Do të hymë si ushtarë në fushë”, Osmani: Në 2-3 vite pse të mos mendojmë dhe për grupet e… Champions-it

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook