Partizani njofton tifozët për udhëtimin në Gjeorgji, çmimi zhgënjen fansat e kuq

Klubi i Partizanit ka bërë një njoftim në rrjetet sociale për të gjithë tifozët që ndeshjen e parë kundër Saburtalos duan ta ndjekin “live” në stadium në Gjeorgji.

marku partizani

Sipas njoftimit, tifozët mund të lidhen me një agjenci udhëtimi. Bie në sy çmimi i paketës për 1 person që shkon rreth 990 euro, çka ka sjellë edhe reagimin e tifozëve në rrjetet sociale, duke e konsideruar shumë të kripur.

Mësohet se Partizani do të udhëtojë me çarter drejt Gjeorgjisë për ndeshjen e vlefshme për turin e parë të Ligës së Konferencës që do të luhet më 7 korrik në orën 18:00. Burime pranë klubit bëjnë me dije se avioni i rezervuar do të jetë goxha i madh dhe klubi ndërkohë ka menduar që të reduktojë disi edhe shpenzimet, duke përfshirë edhe një paketë për tifozët që duan të udhëtojnë me skuadrën.

Ja njoftimi i plotë i klubit të Partizanit:

75675677

Arena e Lajmit


Loading…

Partizani njofton tifozët për udhëtimin në Gjeorgji, çmimi zhgënjen fansat e kuq

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook