Autoritetet spanjolle kanë arrestuar dy të rinj shqiptarë në aeroportin Federico García Lorca në Granada, një 29-vjeçar dhe një vajzë 22-vjeçare, të dy pa dosje policore, si autorë të dyshuar të falsifikimit të dy pasaportave franceze dhe austriake me të cilat ata u identifikuan gjatë një kontrolli pasagjerësh në një fluturim për në Londër.
Gjithashtu, policia ka sekuestruar edhe dy leje drejtimi, të falsifikuara me të njëjtat identitete.
Gjatë identifikimit të tyre para fluturimit punonjësit në aeroport i kanë gjetur një pasaportë franceze vajzës dhe një pasaportë austriake 29-vjeçarit. Pasi këto dokumente u verifikuan, agjentët vunë re se të dyve u mungonin disa nga masat e sigurisë që garantonin origjinalitetin e dokumenteve.
Atyre iu u gjetën po ashtu edhe pasaportat shqiptare që i korrespondonin realisht, të cilat përmbanin identitetin e tyre të vërtetë, pasi ata mundën ta verifikonin menjëherë, nëpërmjet konsullatës shqiptare.
Çifti u transferua në në Komisariatin e Policisë Provinciale pasi i arrestua nga autoritetet në aeroport, ndërsa të arrestuarit tashmë janë vënë në dispozicion të autoritetit gjyqësor.
Arena e Lajmit