Në prag të nisjes së punimeve të Kuvendit/ Aksioni opozitar për zgjedhjet, Berisha mbledh sot Kryesinë e PD, Alibeaj…

Berisha Alibeaj 770x411

Pak para nisjes së sezonit të ri parlamentar, demokratët kanë nisur lëvizjet e tyre, duke u mbledhur mes tyre.

Mësohet se kreu i PD-së, Sali Berisha ka thirrur sot mbledhjen e Kryesisë, që është parashikuar të mbahet në orën 12:00. Në këtë takim do të diskutohet mbi aksionin politik opozitar të PD-së, ku do të bëhet dhe miratimi grupeve të punës në të gjithë vendin sa i përket zgjedhjeve të ardhshme lokale. Gazetari Osman Stafa në një lidhje direke për News24 tha se në rend dite do të jetë miratimi i departamenteve sipas sektorëve përkatës dhe sekretarëve politikë për disa nga degët.

Pritet që sot të mësohen emrat e drejtuesve të grupeve të punës, të cilët do ndjekin nga afër punët në qarqet e vendit për zgjedhjet, apo për aksione si protesta, apo mbledhjet. Po ashtu Stafa sqaroi se për të drejtuar grupet e punës të PD-së nuk është detyrim për të qenë deputet, mund të ketë edhe personazhe të tjerë që janë jashtë ‘xhaketës’ së ligjvënësve.

Gazetari tha se përveç organizmit që Berisha po i bën, një tjetër sfidë që duket se mund të mos ketë risi, lidhet me grup parlamentar, ku duket se ende nuk ka shumicën. “Dje, në një nga lokalet e Tiranës u zhvillua një mbledhje e deputetëve, përkrahës të Alibeajt. Sipas tij kanë qenë rreth 18 demokratë në këtë mbledhje. Thuhet se janë dhe rreth 8 demokratë që janë pro Alibeajt. Thuhet se Alibeaj do të jetë personi që do të drejtojë grupin parlamentar të PD-së, tha Stafa. Mes të tjerash gazetari tha se nga deputetët ka pasur pakënaqësi ndaj Komisionit të Ekonomisë, ku nënkryetare është zonja Sorina Koti, mbështetëse e zotit Berisha, për të cilën është deklaruar se duhet të ketë lëvizje. Thuhet se ky grupim mund të marrë iniciativë për shkarkimin e saj.

Kujtojmë se dje kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj mblodhi në një takim informal deputetët demokratë.

Mësohet se takimi u thirr me kërkesë të deputetit Lefter Gështenja, pak para nisjes së sezonit të ri parlamentar. Takimi u zhvillua në një hotel në kryeqytet.
Arena e Lajmit

Në prag të nisjes së punimeve të Kuvendit/ Aksioni opozitar për zgjedhjet, Berisha mbledh sot Kryesinë e PD, Alibeaj…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook