Protesta në Tiranë për abuzimin e të miturës, Xhixho: Ndëshkim maksimal për çdo dhunues dhe abuzues

304749281 613600366789723 7732446679731585859 N

Deputetja Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me protestën që u mbajt sot në sheshin ‘Nënë Tereza’ në shenjë solidarizimi për ngjarjen e rëndë ku një 11-vjeçare nga Prishtina ra pre e një abuzimi seksual.

Përmes një mesazhi në “Facebook” Xhixho theksoi se të gjitha gratë duhet të bëhen bashkë për të dënuar dhunën dhe abuzimin ndaj kësaj gjinie.

MESAZHI I XHIXHOS
Të gjithë bashkë për të dënuar çdo lloj dhune dhe abuzimi me vajzat, me fëmijët.
Nuk mjaftojnë disa zëra, e gjithë shoqëria duhet të dënojë me forcë akte barbare që kryhen nga monstra si në rastin e abuzimit të 11-vjeçares në Kosovë.
Çdo dhunues dhe abuzues duhet të përballet me ligjin dhe ndëshkimin maksimal edhe në terma afatgjatë.
Një shoqëri që dhunon vajzat është një shoqëri pa të ardhme.
#solidaritetmePrishtinën🇽🇰❤️🇦🇱

Protesta në Tiranë për abuzimin e të miturës, Xhixho: Ndëshkim maksimal për çdo dhunues dhe abuzues

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook