Moviola e Kukësi-Partizani/ Punë pa fund për Hamitin, mungojnë disa kartonë (VIDEO)

Në një ndeshje me intensitet aq të madh dhe me ndërhyrje në limitet e kartonëve, gjyqtarit i lind shumë punë dhe mund të themi se kishte momente kur kjo ndeshje e çmendur i doli nga duart kryesorit Hamiti.

VR

De Lukas duhej të ishte ndëshkuar me karton të kuq më parë dhe Dragoshi mund të përjashtohej gjithashtu pa bërë pasimin e parë. Gjithashtu Shqipërim Taipi nuk do ta kishte marrë atë të verdhë për gjaknxehtësi nëse do të ndëshkohej më parë.

7’ Shqipërim Taipi ndërhyn me intensitet nga pas ndaj Malës duke shkaktuar njëkohësisht edhe faull taktik, por gjyqtari zgjedh të mos e ndëshkojë. Rregullorja e parashikon qartë, por Hamiti ka hezituar prej minutës së shpejtë kur ndodhi episodi.

9’ Të njëjtën gjë mund të themi edhe për De Lukasin, që ndërhyn fuqishëm ndaj një prej kundërshtarëve të tij.

31’ Pëllumbi pengohet nga Hadroj në kufijtë e zonës. Hamiti akordon faull jashtë zonës dhe pamjet i japin të drejtë.

48’ Dragoshi, që ishte ndëshkuar kur ndodhej në stol në të parën, ndërhyn ashpër nga mbrapa, por Hamiti e kursen dhe nuk e përjashton.

87’ Lulaj godet direkt me takë Albion Markun në kavilje. Hamiti i nxjerr të verdhin, por ndërhyrja është në limitet e të kuqit.

90’ Maget ndëshkohet me karton të kuq pas një përplasjeje pa top në fushë. Pamjet nuk janë të qarta, por mesfushori nuk proteston.

90+6’ Feizhao rrëzohet në zonë në një duel me Albion Markun. Më shumë duket aktrim i brazilianit, sesa faull i mbrojtësit.

Arena e Lajmit


Moviola e Kukësi-Partizani/ Punë pa fund për Hamitin, mungojnë disa kartonë (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook