Tentoi të vidhte kabllot e energjisë elektrike për herë të dytë, arrestohet në flagrancë i riu në Elbasan

Policia 1

Një 28-vjeçar me iniciale B. S. është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi ka dëmtuar kabllot e furnizimit me energji elektrike të një rruge në qytet me qëllim vjedhjen e tyre.

Raprotohet se i riu është përsëritës i kësaj vepre, ndërsa ka tentuar që kabllot t’i shkëpusë me mjetet prerëse që iu sekuestruan, një sëpatë, 2 thika dhe një kaçavidë.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Dëmtoi kabllot e rrjetit të furnizimit me energji elektrike të një rruge në qytet, me qëllim vjedhjen e tyre, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari, përsëritës për vjedhje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin B. S., 28 vjeç, pasi ka tentuar të vjedhë kabllot e ndriçimit elektrik të një rruge në lagjen “Skënderbej”, pasi i ka prerë ato, me mjete prerëse. Shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan 28-vjeçarit, një sëpatë, 2 thika dhe një kaçavidë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Arena e Lajmit

Tentoi të vidhte kabllot e energjisë elektrike për herë të dytë, arrestohet në flagrancë i riu në Elbasan

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook