Dyshime për procesin e numërimit për kreun e Këshillit Kombëtar? Vokshi: Ka ikur koha në PD kur as nuk votohej dhe as nuk numërohej. Procesi ishte ‘live’ para kamerave

Vokshi Ok

Një ditë pas zgjedhjes së kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale ka dalë në një konferencë në selinë e PD.

Albana Vokshi deklaroi se Edi Paloka u shpall me mbi 65% të votave kryetar dhe se është hera e parë që një parti politike kryen një proces kaq transparent.

“Paloka u shpall me mbi 65% të votave kryetar i rizgjedhur i Këshillit të PD. Është për herë të parë që një parti politike kryen një proces kaq transparent dhe demokratik ku thelbi i procesit është vota”, tha VOkshi.

https://www.youtube.com/watch?v=JbZBdoCR1rE

Vokshi: Ka ikur koha në PD kur as nuk votohej dhe as nuk numërohej. Procesi ishte live para kamerave
“Ka ikur koha në PD kur as nuk votohej dhe as nuk numërohej”. Kështu iu është përgjigjur deputetja e PD Albana Vokshi dyshimeve të ngritura për procesin e numërimit të votave për kreun e Këshillit Kombëtar që u zhvillua dje.

Vokshi u shpreh se nxjerrja e pamjeve ku numëruesit bëhen lëmsh me shifrat se sa anëtarë ishin prezent ishte e qëllimshme dhe dashakeqësi.

Ajo tha se ‘për ne vota e çdo demokrati është e shenjtë dhe nuk do ta lëmë ta cenojë askush’.
“Vullneti ynë transparent për ta bërë procesin publik para kamerave është treguesi më i mirë.
Keni verifikuar secili nga ju kush ka votuar. Procesi i numërimit ka qenë live. Ka pasur kamera në disa kënde dhe shenja anas emrit ka qenë e dukshme. Është bërë numërimi live për Edin dhe Eleinën. PD është e vendosur për transparencë”, deklaroi Vokshi.

“79 dhe 132 e kishit përpara se të shpallej zyrtarisht. Një proces i tillë I qëllimshëm dhe dashakeqësi, e dalë jashtë kontekstit. Nuk është e rëndësishme, por do e shpjegoj në respekt të publikut shqiptar që na ka ndjekur. Diskutimi për të cilin bëhet fjalë, është e shkëputur, është rreth fletëve totale të votimit që janë vënë në dispozicion të dy tavolinave të votimit, është një numër total i parëndësishëm, madje s’ka as rubrikë për numrin total të fletëve, është i parëndësishëm, nuk ishin informuar as komisionerët për numrin total të fletëve. Diskutimi po bëhej për këtyre. Ky nuk ë bën dot pis këtë proces, askush nuk e cenon integritetin e këtij procesi demokratik. Partia Demokratike është e vendosur për transparencë, pavarësisht pengesave të ndryshme që mund të hasen”, thamë tej ajo.

Dyshime për procesin e numërimit për kreun e Këshillit Kombëtar? Vokshi: Ka ikur koha në PD kur as nuk votohej dhe as nuk numërohej. Procesi ishte ‘live’ para kamerave

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook