“A thua ta kenë kontraktuar prapë ata të sikletosurit atje lart?!”, Artan Hoxha: Specialistin izraelit të përgjimeve e kanë parë të sillet sërish nëpër Tiranë

311791131 5435996163104674 2153405097052908892 N

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një foto me shtetasin izraelit Yoram Frig të akuzuar për përgjime në Shqipëri disa vite më parë kur u zbulua pajisja IMSI-Catcher, teksa aludon se është kthyer sërish në Tiranë.

Hoxha shkruan se specialisti izraelit i përgjimeve, u soll rreth e qark Shqipërisë, për 3-4 vite, mblodhi një dorë të mirë parash nga pushtetarët, politikanët e korruptuar dhe biznesmenët më të rëndësishëm në Shqipëri, për të përgjuar, herë njërën pale dhe herë palën tjetër.

Ai thotë më tej se “të paudhët”, thonë se e kanë parë të sillet sërish nëpër Tiranë, por këtë radhë pa valixhen çudibërëse dhe shton “a thua ta kenë kontraktuar prapë, ATA, të sikletosurit atje lartë, sepse i ka zënë sërish tartakuti?!”.

POSTIMI I PLOTË
E mbani mend këtë tipin???!!
Është ai specialisti izraelit i përgjimeve, Yoram Frig, që para 5 vitesh, me atë valixhen e IMSI-Catcher në dorë, u kalli datën gjithë politikanëve të rëndësishëm dhe “oligarkëve” në këtë vend!!!
Në atë kohë, këta hakerat, që na çudisin çdo ditë të hënë, me të rejat e fundit nga serverat e shpartalluar të shtetit digital të Shqipërisë, i kishim parë vetëm nëpër filma.

Specialisti izraelit i përgjimeve, u soll rreth e qark Shqipërisë, për 3-4 vite. Një dreq e mori vesh çfarë bëri?! Çfarë dëgjoi, çfarë regjistroi, kujt ia dorëzoi?!

E sigurt është, se mblodhi një dorë të mirë parash nga pushtetarët, politikanët e korruptuar dhe biznesmenët më të rëndësishëm në Shqipëri, për të përgjuar, herë njërën pale dhe herë palën tjetër.
Yorami, thjesht bënte detyrën dhe i qëndronte strikt kontraktuesit, herë duke vendosur “çimka” dhe pajisje moderne përgjimi, herë duke i çaktivizuar ato.

Kur i doli tymi kësaj pune dhe emri i izraelitit të frikshëm, nisi të përflitej zyrave apo lokaleve të ish-bllokut, po ata që e kishin kontraktuar, vendosën ta dekonspironin, duke e ndaluar me gjithë valixhen misterioze në Rinas…

“Të paudhët”, thonë se e kanë parë të sillet sërish nëpër Tiranë, por këtë radhë pa valixhen çudibërëse….
A thua ta kenë kontraktuar prapë, ATA, të sikletosurit atje lartë, sepse i ka zënë sërish tartakuti?!
Kur nuk mban në duar, atë valixhen e IMSI-Catcher Detector, çfarë dreq pajisje ka sjellë këtë radhë ai “shejtan”?!

Se nuk besoj të ketë ardhur për ata dronët Bayraktar, që do na japë Erdogani, apo për ata dy satelitët, që do sillen rrotull globit për llogari të qeverisë shqiptare?!🤣🤣🤣

Ore, pyeteni se mos na bën derman, për këtë punën e hakerave iranianë, se na morën erzin.
Vetëm këta izraelitët, ua dinë marifetet, atyre “qafirave” të Ajatollahut🤪🤪🤪

“A thua ta kenë kontraktuar prapë ata të sikletosurit atje lart?!”, Artan Hoxha: Specialistin izraelit të përgjimeve e kanë parë të sillet sërish nëpër Tiranë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook