Pas Romelu Lukakut mbërriti edhe Kristjan Asllani dhe Interi i Simone Inzagit po merr dalëngadalë formë. Mesfushori i Kombëtares do t’i japë një tjetër ritëm repartit, aty ku do të zëvendësojë Brozoviçin për t’i mundësuar jo vetëm frymëmarrje kroatit, por edhe për t’i dhënë energji të reja mesfushës që shpeshherë ka vuajtur mungesën apo lodhjen e Brozos.
Me Asllanin, Interi përforcon kështu pikën e tij të dobët, ndërkohë që tani ndërhyrjet i pret në mbrojtje, aty ku largimet e mundshme të Shkriniarit dhe De Vrajit, përpos Ranokias e Kolarovit, do të lënë hapësira të mëdha.
Arena e Lajmit
Loading…