Aksident në Elbasan, “Benzi” përplaset me makinën e pastrimit të plehrave, dy të plagosur

Ambulance Policia Naten

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku drejtuesi i një makine të tipit “Benz” ka humbur kontrollin e mjetit e është përplasur me një makinë të pastrimit të plehrave.

Sipas bluve, si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur një punonjës i pastrimit dhe pasagjeri i “Benz”-it.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengel, shtetasi M. Z., 70 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Benz “, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka goditur mjetin tip “Reno” ( mjet për pastrimin e plehrave) me drejtues shtetasin V.P., 56 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar një punonjës që ndodhej në mjetin e pastrimit, shtetasi A.K., rreth 50 vjeç, banues në Elbasan si dhe pasagjeri i mjetit tip “Benz”, shtetasi M.Xh., 65 vjeç, banues në Elbasan, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Arena e Lajmit

Aksident në Elbasan, “Benzi” përplaset me makinën e pastrimit të plehrave, dy të plagosur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook