“Me 4 mln euro bëhen 6 shkolla”, Berisha: Rama ndërton instalacion për të shplodhur sytë e verbuar nga vjedhjet! Po përgatitet katastrofa energjetike

Sali Berisha43

Kreu i PD Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, për instilacionin që do të ndërtohet në oborrin e kryeministrisë.

Gjithashtu Berisha paralajmëroi se kryeministri Edi Rama po përgatit katastrofën energjetike në vend .

“Edi Rama po e trajton Shqipërinë si çifligun e tij,. A mundet kurrë një njeri që për hobin e tij dhe xhepave të tij të vendosë 4 mn euro në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë, pa asnjë funksion tjetër veç vjedhjes dhe kënaqësisë se mund t veprojë si të dojë me këtë popull. Me 4 mln  euro ndërtoheshin 6 shkolla të standardit më të mirë europian.

Ato janë tani një instalacion druri për të shplodhur sytë e verbuara nga vjedhjet e Edi Ramës. Vjedhje të tmerrshme po ndodhin me energjinë, Shqiptarët duhet tani se Rama po përgatit katastrofën energjetike në vend duke shkelur ligjet e vendit që nuk lejojnë zbrazjen e digave. Sot janë ndër 270m. Kjo për dy arsye do të sjellin errësirën për të justifikuar aferën e kontraktimit të dy gjeneratorëve gjigantë nga Bangladeshi që shpenzojnë 520 mijë euro naftë. Me 760 mln euro mund të kishte ndërtuar 3 termocentrale. marrëveshja me TAP u njeh Shqipërisë të drejtën e 700 mln metër kub për gaz.”, tha Berisha,.

“Me 4 mln euro bëhen 6 shkolla”, Berisha: Rama ndërton instalacion për të shplodhur sytë e verbuar nga vjedhjet! Po përgatitet katastrofa energjetike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook