Bicaj “kërcënon” Skënderbeun dhe Dinamon: Do marrim “tapi” për… kreun

Ditmar Bicaj nuk ka në plan që të largohet nga Vlora. Zyrtarisht klubi e ka telefonuar dhe, për pasojë, ai mund të quhet i rikonfirmuar për sezonin 2022-2023.

ditmar bicaj

Mbrojtësi paralajmëron një kampionat vërtet të vështirë, por është i sigurt që në fund do të jenë ata që do të ngjiten në elitë. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, lezhjani këshillon klubin edhe për merkaton. Ai mendon se duhet të përqendrohet pikërisht në Kategorinë e Parë dhe kjo, jo pa shkak.

Ditmar, a ju ka kontaktuar klubi për sezonin e ri?

Kam pasur kontakte me presidentin Idrizi dhe trajnerin Resuli. Misioni ynë dihet, viti 2023 të na gjejë në elitë. Nuk mund ta lëmë këtë punë përgjysmë. Këtë vit po organizojmë një Flamurtar që do të jetë gjatë gjithë kohës në vend të parë.

Si e gjykoni vendimin e Idrizit për të rikonfirmuar grupin?

Presidentin e falënderoj për korrektësinë dhe besimin që i ka dhënë këtij grupi. Po punon për afrimin e elementëve cilësorë që të bëjnë diferencën në këtë kategori, ku do jemi këtë vit.

Ju bindin afrimet?

E vlerësoj merkaton. Deri tani janë bërë tri goditje dhe di të them që Flamurtari është 24 orë në 24 me punët e klubit. Kështu që po i bëjnë gjërat me shumë seriozitet.

Keni një këshillë për merkaton?

Këshillë nuk do të thosha, por ndonjë gjë. Atë e di presidenca me trajnerin. Shpresoj të afrohen lojtarë që të bëjnë diferencën në Kategorinë e Parë, sepse do t’i shërbejnë edhe në të ardhmen Flamurtarit. Mirëpres lojtarë që të jenë me cilësi mbi grupin aktual që ka Flamurtari momentalisht.

Do të jetë Flamurtari në Superiore për 100-vjetorin?

Ky është basti im personal, por edhe i pjesës më të madhe që ka Flamurtari.

A e ndieni presionin e Dinamos dhe Skënderbeut?

Do jetë shumë e vështirë. Përveç Dinamos e Skënderbeut, janë Korabi, Apolonia, Lushnja, Tomori apo edhe Besëlidhja. Do jetë një kampionat jashtëzakonisht i bukur dhe plot interes.

ditmar bicaj

Do të ketë më shumë shikues Kategoria e Parë sesa Superiorja, për vetë emrat që ka kjo kategori. Janë ekipe që i kanë dhënë tonin futbollit, kanë prodhuar futbollistë pa fund. Por ne kemi forcën e grupit. Kemi një grup më të konsoliduar se Dinamo dhe Skënderbeu. Korçarët janë duke u ribërë, ndërsa ne po ruajmë 90% të grupit. Me pak përforcime, do jemi të parët.

– Arena e Lajmit


Loading…

Bicaj “kërcënon” Skënderbeun dhe Dinamon: Do marrim “tapi” për… kreun

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook