Familjarë të Dionis Myrtollarit dhe bashkëfshatarë të tij kanë dalë sot në protestë, ku para Komisariatit të Policisë së Korçës, duke kërkuar drejtësi për akuzat e bëra për ngacmim seksual. Ky i fundit akuzohet nga 55-vjeçarja Ativie Qazimllari për ngacmim seksual ndaj djalit të saj autik, 18 vjeçar.
“Dua te zgjidhet e drejta, jam i pafajshem. Me ka hyre atje dhe me ka shkatërruar femijet. Pyesni tere fshatin. Me kane diskretitur ne media. Jam i pafajshem.”, tha vete i akuzuari.
Familjarët kërkojnë drejtësi dhe të zbardhet sa më parë e vërteta.
Duke pasur edhe mbështetjen e disa banorëve të fshatit, ata shprehen se gjendja psikologjike e fëmijëve të Dionisit është përkeqësuar. Banorët e fshatit Porodinë kërkojnë gjithashtu që pala tjetër të largohet nga fshati pasi është problematike.
Arena e Lajmit