Antonio Konte përflitet prej kohësh si trajneri i ardhshëm i PSG-së, por ndërsa është ende në pankinën e Totenhemit, italiani nuk mundet të mos mendojë për sezonin e ardhshëm.
Kur Premier Liga po i afrohet fundit, vëmendja zhvendoset te merkatoja, aty ku Konte ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit anglez se ëndrra e tij mban emrin e Alesandro Bastonit.
Mbrojtësi i zikaltërve, që është stërvitur nën urdhrat e Kontes për 2 vjet, e ka shprehur jo pak herë mirënjohjen e tij për teknikun, të cilit, siç është shprehur, “i dedikonte karrierën”.
23- vjeçari i Interit është konsideruar një nga të shtyllat e zikaltërve, por përballë një oferte të rëndësishme, Interi mund të dorëzohej.
Arena e Lajmit