Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar sot pjesë nga njw dokument original nga Autoriteti i Dosjeve, ku del falsifikimi për ta akuzuar atë si bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit.
Në konferencën për mediat, ai nxorri një deklaratë me shkrim dore të Filip Talos, i cili kishte tentuar të kalonte kufirin, që mbante datën 9 mars 1990 dhe që ishte konfirmuar si autentike nga Autoriteti i Dosjeve.
Ndër të tjera në deklaratën e tij Talo shkruante se “Para rreth ndonjë 12-14 muajve edhe në vazhdim unë në biseda të ndryshme që kam zhvilluar me Ilir Muratin i kam thënë atij nëse do të dëshironte të vinte me mua jashtë shtetit…”
Në letrën e tij Talo përmend emrin Ilir Murati si personi që ka folur për kalimin e kufirit.
Ndërkohë, Meta nxorri një tjetër dokument që është shkruar me makinë shkrimi ku nuk përmendet Ilir Murati por Ilir Metaj.
“Nga informacioni i T.O dt 2.3.1989 del se objekti Filip Talo i shprehet denoncuesit Ilir Metaj ndër të tjera se…”, thuhet në letrën që Meta deklaron se është e falsifikuar.