Konfiskimi i aseteve kriminale, ja çfarë thotë kreu i SPAK, Arben Kraja

Arben Kraja 6

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme të Republikës së Shqipërisë, Arben Kraja, mori pjesë në Konferencën e Dytë Rajonale me tematikë “Rikuperim Efektiv i Aseteve në Përputhje me Standardet Evropiane” që u mbajt në Podgoricë. Konferenca u mbajt ditën e sotme, ndërsa u organizua nga Qendra Advice on Individual Rights in Europe – AIRE, në bashkëpunim me Sekretariatin Regional Anti-Corruption Inittiative – RAI dhe Ministrinë e Drejtësisë së Malit të Zi.

Në konferencë morën pjesë, kryeministri i Malit të Zi, z. Dritan Abazovic; Zv/Shefi i misionit të Ambasadës Britanike, z. Steve Arrick; Drejtor i Programit të Ballkanit Perëndimor të qendrës AIRE, znj. Biljana Braithëaite; Drejtues i Sekretriatit RAI, znj. Desislava Gotskova; Ministri i Drejtësisë së Malit të Zi, z. Marko Adzic; Ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Filip Adzic, Prokurori Europian EPPO, Jaka Brezigar; Prokuror Shteti në Veprim Suprem i Malit të Zi, Maja Jovanovic; Kryeprokurori i Posaçëm i Malit të Zi, Vladimir Novovic; Prokurori i Drejtorisë Kombëtare të Anti-Mafias dhe Antiterrorizmit në Itali, Michele del Prete; Zëvendësdrejtori i Zyrës për Luftën ndaj Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Kroacisë, USKOK, Marija Vucko; Prokurori Publik i Prokurorisë së Lartë Publike të Serbisë, Miljko Radisavljevic.

Qëllimi i këtij projekti është të inkurajojë bashkëpunimin rajonal përmes krijimit të një rrjeti rajonal të profesionistëve të rikuperimit të aseteve që mbështesin negociatat midis juridiksioneve për marrëveshje gjithëpërfshirëse dypalëshe dhe shumëpalëshe për ndarjen e aseteve dhe kapacitetet e vazhdueshme.

Drejtuesi i SPAK prezantoi eksperiencën dhe rezultatet e punës së autoriteteve ligjzbatuese në Shqipëri në fushën e identifikimit, sekuestrimit dhe konfiskimit të aseteve kriminale, si dhe vënien në dispozicion të këtyre pasurive për rritjen e kapaciteteve të punës së institucioneve ligjzbatuese. Kraja zhvilloi takime pune me pjesëmarrës homologë të vendeve të rajonit me qëllim forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe korrupsionit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Konfiskimi i aseteve kriminale, ja çfarë thotë kreu i SPAK, Arben Kraja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook