“Rama- delikuent, ka ikur nga mëndja dhe bën manipulime”/ Amendamentet e grupit të Alibeajt për dosjet e ish-Sigurimit, Meta: Janë karavidhe në duart e Edi Ramës

67692d9f 7fb2 4ef5 Ae7d 46b106d239ec

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar në “Open” se Edi Rama i ka ditët e numëruar në pushtet, pasi po bën marrëzira duke tentuar të shpikë skenarë manipulimi për kundërshtarët politikë.

Ai gjithashtu u pyet për amendamentet e propozuar nga grupimi i deputetëve të Enkelejd Alibeaj, duke thënë se mund të propozojnë çtë duan, pasi për të janë “karaville në duart e Edi Ramës”.

DISKUTIMI:

Meta: E para unë nuk sulmoj. Ai bën falsifikime, përdhunime institucioneve të pavarura. Dhe ju thoni meta me gjuhë të ashpër Ramës. Ju jap fjalën se Rama do përgjigjet me firmat e tij dhe me ligjet e tij.

Eni Vasili: Ju e sulmoni ashpër, por ai s’ka replikuar.

Meta: Unë e kam shumë të qartë se pas skenarëve kriminale është ai dhe është pjella më e keqe e sigurimit të shtetit, duke rikthyer këto forma manipulimi duke kujtuar se do godasi pluralizmin politik.

Meta: Ju thoni i kontrollon, po i bie që është i fortë.

Meta: Nuk është i fortë ai, se nuk kontrollon më drejtuesit e opozitës. Diferencën do e shohim dhe ai e ndjen. Unë nuk e llogarisë fare Edi Ramën, ja u them juve dhe qytetarëve shqiptarë. Edi Rama do kishte ikë në kohë nëse PD do kishte qenë serioze në përmbushjen e misionit të saj. Dhe nëse është edhe sot e tillë, ai është i iku.

Robert Rakipllari: A është edhe sot e bashkuar?

Meta: Siç ka ikur nga mendja dhe bën marrëzira të tilla, se kemi të bëjmë me një delikuent që mendon se mund të lëvizë çdo gur në mënyrën më të marrë, asgjë tjetër s’do fitojë veçse do afrojë momentin e llogaridhënies së vetë.

Eni Vasili: Grupi i Alibeajt ka bërë propozime për amendamente.

Meta: Ore t’i hapin kur të duan, kur të kenë dëshirë. Ta shoqërojnë me çfarë të kenë dëshirë. Këta janë karaville në duart e Edi Ramës. Ne vend të merren me inceneratorët shtyjnë axhendën e Endri Fugës dhe Edi Ramës.

“Rama- delikuent, ka ikur nga mëndja dhe bën manipulime”/ Amendamentet e grupit të Alibeajt për dosjet e ish-Sigurimit, Meta: Janë karavidhe në duart e Edi Ramës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook