Arrigo Saki: Milani me Maldinin s’duhej vonuar, kuqezinjtë të hidhen në merkato

Dinamikat e një klubi të cilin e njeh mirë. Arrigo Saki ka qenë trajner, por edhe drejtues gjatë karrierës së tij. Për më tepër e njeh mirë Milanin e askush më saktë se ai nuk mund të përshkruante situatën tek kampionët e Italisë pas firmave të Maldinit dhe Masarës.

Saki2

Komenti juaj për rinovimin e drejtuesve?

Maldini e Masara kanë bërë një punë brilante dhe e meritonin. Besoj se situata është përfundimtare e nuk do të ketë kthime pas. Për të mirën e Milanit, të paktën, uroj të mos ketë ndryshime.

A është krisur raporti i klubit me drejtuesit pas kësaj vonese?

Uroj që jo. Klubi duhet t’u njohë rolin dhe liritë Maldinit dhe Masarës të cilët kanë nevojë të mos u cenohet puna. Klubet dhe kompanitë e mëdha kështu funksionojnë. Edhe sepse me borxhe nuk shkon dot larg.

Rëndësi ka që Maldini rinovoi apo, sipas jush, firmat erdhën me vonesë?

Po flasim për njerëz që e kanë dëshmuar me fakte se sa vlejnë. Titulli i Milanit ishte një kryevepër dhe ndërtimi i skuadrës është punë e Maldinit dhe Masarës. Ata na treguan se ku mund të mbërrish me idetë e duhura.

Sipas jush, përse pati aq shumë vonesa?

Nuk e di dinamikën, por amerikanët i njoh mjaft mirë sepse kam punuar shpesh me ta kur drejtoja biznesin familjar. Ata janë të tillë, duan të vlerësojnë çdo detaj me kujdes, duan të mendojnë për zgjedhjet e tyre, nuk mendojnë me zemër. Shikoni si u sollën me ata lojtarë që nuk pranuan rinovimin e kontratës. Merrni si shembull Frenk Kesin. Amerikanët nuk vrapuan. I tillë është stili i tyre.

Sa kohë ka humbur Milani për merkaton?

Ndoshta humbi pak kohë, kjo është e pamohueshme. Megjithatë, e rëndësishme është që Maldini dhe Masara të kenë leje për të vepruar dhe të ndiejnë besimin e klubit. Kur ndien besimin e punëdhënësit, bën shumë më tepër. Është e qartë se tani ne duhet të përshpejtojmë dhe të kërkojnë në treg për ato profile lojtarësh që janë funksionalë për projektin e lojës së Piolit.

Si ju duket Origi?

Jam kurioz ta shoh në fushë gjatë kampionatit. Por baza e Milanit, të mos e harrojmë kurrë, është grupi: kur luajnë “si skuadër”, 11 lojtarë aktivë me ose pa top, atëherë bëhen shumë të fortë.

A mund të jesh konkurrues pa shpenzuar shumë?

Nëse nuk ka shumë para, ato që janë nuk duhen shpërdoruar, ndaj nevojiten ide. Në Milanin që fitoi titullin kishte disa djem që ishin të panjohur ose gjysmë të panjohur. A mund të më tregojë ndokush diçka për Pier Kalulunë para se të luante në Serinë A? Megjithatë, ai rezultoi një mbrojtës i shkëlqyer. Dhe këtu qëndron merita e Maldinit që ka gjetur shumë të rinj, pa një CV të pasur, por me dëshirë të madhe për të arritur larg. Duhet të kuptosh futbollin që të shkosh të marrësh lojtarë si Kalulu apo Salmakers. Kjo është prova se aftësia, idetë dhe kompetenca fitojnë gjithmonë.

Arena e Lajmit


Loading…

Arrigo Saki: Milani me Maldinin s’duhej vonuar, kuqezinjtë të hidhen në merkato

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook