Në Gjermani janë të sigurt: Barcelona nuk do të bëjë më ofertë për Levandovskin, sulmuesi do të rebelohet

Dyqindeshtatë milionë eurot që siguroi Barcelona nga shitja e 10% e të drejtës televizive të La Ligës nuk pritet të ndryshojë strategjinë e merkatos së katalanasve në lidhje me Robert Levandovskin sipas gazetës gjermane “Bild”.

levandovski

Deri tani Bajerni ka refuzuar tri oferta të katalanasve për sulmuesin, i cili është në vitin e fundit të kontratës në Mynih, e fundit 40 milionë euro plus 5 milionë bonuset.

Dhe sipas informacioneve të “Bild”, ata nuk kanë ndërmend që të bëjnë një ofertë të katërt të përmirësuar për kampionët e Gjermanisë, të cilët nuk ulen të flasin për transferimin e 33-vjeçarit për minimumi 50 milionë euro. Paratë që ka siguruar së fundmi klubi do të përdoren për të zbutur borxhin.

Kjo do të thotë se Leva duhet të paraqitet në stërvitje në datë 12 korrik. Dhe sipas burimeve të “Bild”, skenari i rebelimit të sulmuesit, i cili kërkon me çdo kusht transferimin në “Camp Nou” po afrohet…

Arena e Lajmit


Loading…

Në Gjermani janë të sigurt: Barcelona nuk do të bëjë më ofertë për Levandovskin, sulmuesi do të rebelohet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook