Rama paralajmëron SPAK-un: Po hyni në kohën shtesë, e keqja kualifikohet, ju skualifikoheni

Rama 7

Kryeministri Edi Rama i bëri sot një paralajmërim të fortë SPAK-ut nga asambleja e socialistëve.

Duke folur me gjuhën e futbollit, kreu i qeverisë tha se SPAK tashmë ka hyrë në kohën shtesë dhe deri tani e keqja është kualifikuar, ndërsa ky institucion është i skualifikuar.

“Realisht po hyni në kohën shtesë të ndeshjes me të keqen në këtë vend. Deri tani e keqja kualifikohet dhe ju s’kualifikoheni. Kualifikimi i të keqes nuk është çështja se dikush apo disa do tia hedhin pa u lagur. Kualifikimi i të keqes është që e keqja do ta vërë përfund përsëri këtë vend siç e kishte vënë përfund para se të krijoheshit ju SPAK apo përpara se të krijohej gjykata e Krimeve për të Korrupsionin apo përpara se të krijoheshin institucionet e reja të drejtësisë”, u shpreh Rama.

Sipas tij “Këtë vënie të re përfund Partia Socialiste nuk do të lërë dy gurë bashkë që të mos e lejojë. E kam thënë në Kongres dhe po e përsëris sot. Ne kemi mbajtur një qëndrim të paimagjinueshëm deri përpara se të angazhoheshim me reformën në Drejtësi. Në të gjitha arkivat, publike dhe ato të PS-së, nuk gjendet një diskutim  ku të jetë vënë në dyshim qëndrimi ynë në raport me këdo qoftë për të cilin drejtësia ka llogari për të bërë dhe as gëk as mëk sa herë që është dashur të merret para drejtësisë cilidoqoftë prej nesh”.

Rama paralajmëron SPAK-un: Po hyni në kohën shtesë, e keqja kualifikohet, ju skualifikoheni

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook