Deputeti Petrit Vasili, e ka quajtur hakmarrje të pastër ndërhyrjen e IKMT tek “Prestige Resort”.
“Është e turpshme kjo që po ndodh. Ka pushues ende. tani shikojnë këtë pamje ku një tufë e madhe horrash vijnë këtu se nuk u pret puna. Ky është shantazh i qartë jo vetëm për biznesin, por për të gjithë grupin që udhëheq këtë biznes.
Një hakmarrje e çmendur duke shkelur çdo ligj dhe rregull”, tha Vasili.