Shtatë makina u përfshinë në aksident këtë të shtunë në aksin Elbasan-Tiranë.
Për pasojë dy persona një 50-vjeçar nga Skrapari dhe një 42-vjeçare nga Elbasani mbetën të plagosur.
Nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Fatmir Popja shihet se policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku edhe po bën të mundur lirimin e trafikut për shkak të bllokimit të qarkullimit të automjeteve si pasojë e aksidentit.
Arena e Lajmit