FOTO/ Dibala te Interi? Zbulohet formacioni i zikaltërve për sezonin e ardhshëm me yllin argjentinas në skuadër

Dita e sotme në Itali është hapur me çështjen e nxehtë të merkatos së verës, me protagonist absolut, Paulo Dibalën.

DIBALA

Ylli argjentinas, që më datë 30 qershor do të mund të transferohet te çdo skuadër me parametra zero, por mesa duket Interi është skuadra ku ai preferon të vijojë karrierën e tij, pavarësisht kërkesave të shumta nga Anglia të Mançester Junajtid dhe nga Spanja të Atletiko Madrid.

Sulmuesi 28-vjeçar është gati t’i thotë “PO” ofertës joshëse të Interit, ku zikaltërit i ofrojnë gjashtë milionë euro në sezon plus bonueset në një kontratë 4-vjeçare.

E përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport” ka “skicuar” formacionin e mundshëm të Interit me Dibalën në 11-she startuese duke parë se palët nuk kanë qenë kaq pranë akordit më parë.

Në modulin 3-5-2, portën do ta mbrojë, Andre Onana. Në mbrojtjen me tre do të jenë, Milan Skriniar, Stefan De Vraj dhe Alesandro Bastoni.

Në mesfushën e përbërë me pesë futbollistë, nga e djathta në të majtë janë, Denzel Dumfris, Nikolo Barela, Marselo Brozoviç, Hakan Çalhanollu dhe në të majtë është Robin Gosens.

Në majën e sulmit janë Edin Xheko dhe blerja e madhe e mundshme e Interit në merkaton e verës, Paulo Dibala.

IN

– Arena e Lajmit


FOTO/ Dibala te Interi? Zbulohet formacioni i zikaltërve për sezonin e ardhshëm me yllin argjentinas në skuadër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook