“Besojmë te kualifikimi, Partizani shënon dhe pëson shumë”, trajneri i Saburtalos analizon “demat”

Trajneri i Saburtalos, Lasha Nozadze, ka folur së fundmi për ndeshjet e ardhshme ndaj Partizanit në Ligën e Konferencës. Ai tregon se pret disa përforcime nga merkatoja, teksa analizon edhe Partizanin, ku vë theksin tek eksperienca dhe ndryshimet që kanë pësuar të kuqtë.

trajneri

MERKATO – “Do të kemi disa afrime. Skuadra ka gjithmonë nevojë të përmirësohet. Po punojmë për të afruar lojtarët e duhur. Do të vijnë lojtarë gjeorgjianë, por edhe të huaj. Megjithëse teknologjia ka avancuar, ka ende risk për cilësinë e lojtarëve që vijnë nga jashtë”.

SHANSET – “Partizani është një ekip me traditë në Shqipëri. Vitet e fundit ai ka luajtur sistematikisht në Kupat e Europës. Kundërshtari është i fortë, por ne kemi shanset tona. Do të bëjmë më të mirën, unë besoj tek ekipi im. Futbollistët e dinë mirë se mbrojnë jo vetëm nderin e klubit tonë, por edhe nderin e Gjeorgjisë”.

ANALIZA – “Partizani shënon shumë gola dhe pëson shumë. Në shumë raste ata bëjnë presing lart. Janë një ekip i përgatitur mirë fizikisht. Deri tani ishim të fokusuar në kampionat dhe tashmë po përfundojmë një analizë të hollësishme të lojës së tyre. Kanë pasur shumë afrime, u janë shtuar 9 lojtarë. Ishin në Slloveni, ku luajtën miqësore, por nuk i testuan të gjithë lojtarët e rinj”.

NDESHJE JASHTË – “Nuk mendoj se ata janë më të avantazhuar për shkak se luajnë në shtëpi ndeshjen e kthimit. Kur janë dy ndeshje, ky faktor nuk është vendimtar. Jo, ne kemi luajtur edhe më parë në Gori. Është një stadium shumë i bukur, ambient i mirë. Besoj se tifozët vendës do të vijnë në stadium për të na mbështetur. Mbështetësit tanë do të vijnë edhe nga Tbilisi”, përfundoi Nozadze.

Arena e Lajmit


Loading…

“Besojmë te kualifikimi, Partizani shënon dhe pëson shumë”, trajneri i Saburtalos analizon “demat”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook