Vllaznia nuk e ka mbyllur merkaton e verës, kryesisht sa i përket aventurës europiane. Deri tani shkodranët kanë bërë gjashtë afrime, por nga sa mësohet procesi mbetet ende i hapur.
Drejtuesit e Vllaznisë janë në kërkim të një sulmuesi të kalibrit të lartë, teksa në ditët e fundit ka pasur përpjekje për të firmosur me një futbollist ofensiv, qoftë “pykë” apo sulmues krahu.
Nga ana tjetër, pavarësisht se ka role të dubluara në skuadër, do të tentohen të tjerë emra për të forcuar ekipin. Përveç gjetjes së një sulmuesi, po shikohet edhe mundësia e afrimit të një mbrojtësi tjetër, kryesisht për krahun e djathtë, pasi Gurishta është i vetëm si natyral në këtë pozicion.
Arena e Lajmit
Loading…