“Me bandat e qeverisë Rama s’meresh vesh me dokumente”/ Përfaqësuesja ligjore e “Hysenbelliu Group”: Përballja në prokurori! Ç’do gjë korrekt me ligjin. S’na lanë kohë të shkojmë në gjykatë

Avokatja43

Përfaqësuesja ligjore e ‘Hysenbelliu Group’, në një komunikim për mediat deklaroi se është shkelur ligji dhe se për këtë do të përballen në Prokurori.

“Me bandat e qeverisë Rama nuk mëresh vesh as me dokumente as me fjalë dhe as me ulëritura. Sot na erdhi vendimi. Përpara gjysmë ore erdhi një Në datën 25 të muajit gusht kemi pasur një inspektim të befasishëm dhe është lënë një raport i paligjshëm. Ky nuk është një hotel i ri. Kontrata fillestare ka qenë në 1996. në 205 duke qenë se Erioni sh.p.k ishte kompani serioz u besua që të tranfeseroheshin të gjitha të drejtat. Në 2016 aplikohet për leje sipas legjislacionit në fuqi.

“Hysnebelliu Group” ndjek me përpikmëri të gjitha procedurat ligjore. Rama na ka bërë një favor, kemi marrë vesh që paska institucione të fshehura. Në 25 gusht na vjen grupi i inspektimit na thotë që janë pa leje. I kemi thënë jo zotëri. Ky është harta. Sot vijnë edhe prishin. Vendim ka ardhur para gjysmë ore ndërsa ka këtu që në 8 të mëngjesit ka pasur makineri, të Tiranës e Durrësit. Kjo do të sjellë shumë probleme sepse ka pasoja. Këtu ka turistë gjermanë, nordikë që po shohin këtë shfaqje.  Fakti është se me 25 vjen grupi inspektimi dhe 26 është prishja. Fakti është 25- dhe 26 . S’na kanë lënë kohë për afate ligjore. Jo sepse shkojmë në gjykatë”, tha ajo.

“Me bandat e qeverisë Rama s’meresh vesh me dokumente”/ Përfaqësuesja ligjore e “Hysenbelliu Group”: Përballja në prokurori! Ç’do gjë korrekt me ligjin. S’na lanë kohë të shkojmë në gjykatë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook