Ish-portieri i Mançester Junajtid dhe Reinxhërs, Andi Goram ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 58-vjeçare si pasojë e kancerit të ezofagut.
Ish-fituesi i Premier Ligës refuzoi të kryente seancat e kimioterapisë pasi mjekët e informuan se i kishin mbetur vetëm 6 muaj jetë.
Gardiani është votuar si portieri më i mirë i historisë së Reinxhërs në vitin 1999 dhe ka triumfuar në Premier Ligë në vitin 2001 me Junajtid.
Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga vetë klubi anglez, i cili i shprehu ngushëllimet familjarëve të Goram me një postim në “Twitter”.
Arena e Lajmit
Loading…