“Pushteti po skërmit dhëmbët e rënë”, Grida Duma për sulmin ndaj ‘Prestige Resort’: Hakmarrje prej amatorësh, shkelje ligji prej autoritarizmi profanësh

Duma

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka dënuar ashpër sulmin e paprecedentë ndaj Prestige Resort, ku IKMT ka zbarkuar dhe po zbaton një urdhër të paligjshëm për shembjen e dy pishinave.

Përmes një reagimi, Duma theksoi se guximi i pashembullt i News24, BalkanWeb dhe Panorama po përballen me një shembull të forcës. Dume theksoi se kjo është jo vetëm hakmarrje prej amatorësh por edhe shkelje ligji prej autoritarizmi profanësh.

REAGIMI

Guximi e forca e shembullit e mediave “Balkan Ëeb”, “Panorama”, e “Neës 24”, sot po përballen me shembullin e forcës.
Kam ndjekur e respektuar më vlerësimin më të lartë, se si këto media profesionalisht prestigjioze, po goditen tek “Prestigji” jo vetëm me hakmarrje prej amatorësh por edhe me shkelje ligji prej autoritarizmi profanësh.
Ata që sot godasin Prestigjin, biznes me te cilin dikur krenoheshin për të lartësuar turizmin shqiptar, i kanë bërë në fakt llogaritë “pa hanxhinë” thotë populli.
Të godasesh hapur biznesin, sepse do të heshtësh mediat që të kanë zbuluar korrupsionin; sepse të kanë nxjerrë të palarat e drejtorave e ministrave që vjedhin e hakerrehen, nuk do të thotë aspak se e lan dot zhulin apo do lash duart kaq lollaj dhe me kaq.
Koha ka treguar se si, kur dikush qoftë kryeministër a kushdo, ka shkelur këdo e sido, pikërisht atëherë ka nisur shenja e rrëmimit të pushtetit e regjimit.
Regjimet duhen pasur frikë kur e njohin frikën nga reagimi popullor, jo kur tregojnë se si regjimi vetë nga frika e rënies hipën rruspave për të mbrojtur veten duke “shtirë frikë”.
Sot goditja pa asnjë prestigj tek Prestigji , është paralajmërimi që frika e pushtetit po skërmit dhëmbët e rënë.
Media është arma e parë që duhet të mbrojmë e farkëtojmë për t’i çuar “rruspat” regjimit të hajdutëve që i ka rrënuar korrupsioni i vet.

“Pushteti po skërmit dhëmbët e rënë”, Grida Duma për sulmin ndaj ‘Prestige Resort’: Hakmarrje prej amatorësh, shkelje ligji prej autoritarizmi profanësh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook