Formacioni i mundshëm/ Kukësi i ri, ja si ndryshon ekipi me trajnerin Gega

Kukësi i Skënder Gegës po merr formë. Edhe pse merkatoja nuk është mbyllur ende, për momentin skuadra ka krijuar fizionominë e saj. Gjithsesi, në kampin verilindor janë në pritje të të tjerë lojtarëve, në mbrojtje dhe sulm, në mënyrë që skuadra të jetë e kompletuar dhe gati për të përballuar një edicion të gjatë dhe të vështirë.

Gega

Reparti i mesit të fushës duket se është më i kompletuari, pasi nuk mungojnë alternativat, ndërsa më problematike duket mbrojtja, sepse ka mungesa. Në lidhje me formacionin hipotetik që mund të luajë Gega këtë sezon, vetëm pesë lojtarë nga viti i kaluar pritet të jenë sërish titullarë.

KUKËSI I RI – Kukësi i këtij sezoni pritet të ketë jo pak ndryshime në formacion, kjo për shkak të largimeve dhe afrimeve të shumta që ka pasur gjatë këtij sesioni merkatoje. Në të gjitha repartet do të ketë ndryshime, përveç portës, e cila sërish do t’i besohet gardianit të Shpresave, Angelo Tafas, i cili vetëm para pak ditësh rinovoi për tri sezone me verilindorët. Në mbrojtje, i vetmi që “mbijeton” nga titullarët e sezonit të kaluar është Edison Ndreca në krahun e majtë, pasi tre shokët e tij të repartit, Lulaj, Pëllumbi dhe Gligorov janë thuajse të larguar.

Për momentin këto pozicione pritet t’i besohen Ilieskit dhe Bytyçit në qendër, si edhe Peposhit ose Dragoshit në të djathtë. Dilemat më të mëdha, sepse nuk mungojnë alternativat, janë në mesin e fushës. Gjithsesi, vëllezërit Taipi pritet të kenë një vend në formacion, ashtu si vitin e kaluar. Spanjolli De Lukas pritet të zëvendësohet nga Kristi Kote, ndërsa alternativë janë Moraesh dhe Arbër Basha. Sa i përket sulmit, ajo do të jetë një çështje kroatësh, me Edi Bashën që ruan pozitat si sulmues krahu, ndërsa në krahun tjetër me shumë gjasa do të luajë Jakup Berisha.

Në majën e sulmit pritet të fitojë një vend titullari afrimi më i ri, Ante Zivkoviç, i cili u mor nga Kroacia për të bërë bomberin. Si alternativë në majën e sulmit qëndron edhe Kejdi Daci, të cilin Gega e vlerëson për potencialin e tij dhe pritet që t’i japë jo pak besim këtë sezon. Megjithatë, deri në mbyllje të merkatos ka ende shumë kohë dhe në Kukës presin të tjera afrime, të cilat së pari do të shërbejnë për të rritur konkurrencën.

KUKESI

KONTRATAT – Disa lojtarë nuk janë më në planet e klubit dhe po punohet për zgjidhjen me konsensus të kontratave, duke qenë se i kanë pasur dyvjeçare. Bëhet fjalë kryesisht për të huajt, të cilët u afruan gjatë sezonit të kaluar dhe nuk janë më në planet e Gegës. Nga ana tjetër, klubi është duke punuar me rinovimet e atyre që kanë dalë të lirë në fund të sezonit dhe që shihen si pjesë e rëndësishme e klubit.

V. MEMA – Arena e Lajmit


Loading…

Formacioni i mundshëm/ Kukësi i ri, ja si ndryshon ekipi me trajnerin Gega

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook