Kosova me gjashtë medalje, në xhudo s’njeh kundërshtarë

Kosova, shteti i ri i Europës, vijon me paraqitjet e shkëlqyera në Lojërat Mesdhetare. “Dardanët” e kanë dërguar në gjashtë numrin e medaljeve në “Oran 2022”, teksa Loriana Kuka ka fituar të artën në xhudo në kategorinë e peshave deri në 78 kilogram.

auto_001655296282

Loriana Kuka, e drejtuar nga trajneri Driton Kuka, ia ka dalë të jetë fituese në finale përballë francezes Butixhieg. Një sfidë me rivalitet, të cilën Kuka e ka zgjidhur në kohën shtesë. Ndërsa triumfi erdhi me “Vazari” në të vetmen kapje të mirëfilltë. Kjo ishte medalja e tretë e artë për Kosovën në xhudo, pas atyre të Distria Krasniqit dhe Laura Fazliut.

Ndërsa po nga xhudo, Flaka Loxha dhe Akil Gjakova kanë marrë medalje bronzi, ashtu sikurse Shpëtim Bajoku në boks. Në renditjen e përgjithshme të medaljeve Kosova pozicionohet në vend të 11-të. Vendin e parë për medaljet deri më tani në Oran e mban Turqia me 32 ari, 15 argjendi dhe 21 bronzi, ndjekur nga Italia me 22 ari, 29 argjendi dhe 25 bronzi.

TABELA E MEDALJEVE

Arena e Lajmit

 


Loading…

Kosova me gjashtë medalje, në xhudo s’njeh kundërshtarë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook