Reagimeve që dënojnë sulmin e paligjshëm në “Prestige Resort” në Golem i është bashkuar edhe Luan Baçi, i cili thotë se ky është një veprim i denjë i qeverisë Rama.
Sipas Boçit, “sulmi ndaj “Prestige Resort” dhe për rrjedhoja, News 24, Panorama, Balkanweb, është sulm politik dhe një alarm i vërtet per demokracinë ne vendin tone!”
Reagimi i Baçit
Asgje e veçante, per mendimin tim, nje veprim normal dhe i vazhdueshem i denje per qeverine Rama!
A nuk eshte ky qendrim i Rames, per te gjitha bizneset, qe jane jo me linjen e Rames?
A nuk eshte ky qendrim i Rames, per te gjithe qytetaret e pa mbrojtur, qe u prishin shtepite, per interesa te oligarkeve te Rames?
A nuk eshte ky qendrim i Rames, per te gjitha mediat qe nuk jane ne editorialin e tij?
Sulmi ndaj “Prestige Resort” dhe per rrjedhoj, neës 24, Panorama, Balkanëeb, eshte sulm politik dhe nje alarm i vertet per demokracine ne vendin tone!
Nuk eshte sulm ndaj nje biznesi, por sulm ndaj demokracise dhe realisht instalimi i diktatures se nje personi!
Shqiperia eshte ne rrezik!
Askush nuk duhet te heshte!
Mediat duhet te ngrihen ne kembe dhe te fokusohen te gjitha te kjo ngjarje shume e rezikshme!
Sot eshte radha e ” Hysenbelliu Grup” neser radha juaj!
Neser eshte vone!