“SPAK po heton kampionin e anti-korrupsionit”, Prokuroria e Posaçme: Nuk ka çështje ndaj Ardian Dvoranit

Dvorani

Kryeministri Edi Rama shënjestroi sot SPAK dhe tha që në vend që të hetojë të korruptuarit e drejtësisë që u nxorën jashtë sistemit në kuadër të procesit të vetting-ut heton kampionin e reformës Ardian Dvoranin.
“U bë kohë që peshkaqenët e mëdhenj vettingu i ka flakur jashtë. Ku janë sot? Ata janë në punë e tyre. Nuk u ka hyrë asnjë gjemb në këmbë. BE ia ka lënë Shqipërisë me shkrim për të vazhduar procesin dhe në momentin që do të ulet në tryezë gjëja e parë është se sa gjykatës dhe prokurorë janë marrë në hetim. Zero. Kampioni i anti-korrupsionit me vulë dhe me firmë të DASH është futur në hetim nga SPAK. Për çfarë? Për një denoncim të kujt? Të atij që jo unë, por gjithë Shqipëria mezi pret ta shohë para SPAK-ut, Ilir Metës”, u shpreh Rama.
Pas këtij deklarimi Balkanweb kontaktoi me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të mësuar nëse kishte një hetim penal për gjyqtarin Ardian Dvorani.
Spak konfirmoi zyrtarisht se ky institucion nuk ka asnjë çështje penale ndaj zotit Dvorani.
SPAK tha gjithashtu se më herët me kërkesë të tij, Gjykata e Posaçme pushoi një çështje ndaj gjyqtarit Dvorani. Ky vendim është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit të Posaçëm.
Dvorani u kallëzua penalisht nga Persidenti Ilir Meta dhe mes tyre pati një përplasje të fortë që përfundoi në dyert e gjyqësorit. Pas muajsh të tërë hetime SPAK vendosi ta pushojë kallëzimin e Ilir Metës pasi nuk gjeti element të vepres penale të kryera nga zoti Dvorani gjatë kohës që ai drejtonte KED-në.

“SPAK po heton kampionin e anti-korrupsionit”, Prokuroria e Posaçme: Nuk ka çështje ndaj Ardian Dvoranit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook