Klasifikimi te Bajerni/ Mane i katërti në rrjetet sociale, ja kush e kryeson listën

Sadio Mane vjen në Mynih si një yll i klasit botëror. Por te Bajerni sulmuesi senegalez nuk do të jetë lojtari me më shumë tifozë në klub.

mane

Në klasifikimin e ndjekësve në rrjetet sociale, 30-vjeçari renditet vetëm i katërti nga kampionët e Gjermanisë, me 28.2 milionë ndjekës në total: 11.6 milionë në “Instagram”, 200 mijë në “Twitter” dhe 16.4 milionë në “Facebook”.

Në vend të parë është Robert Levandovski me 52.5 milionë ndjekës në të triaa kanalet e rrjeteve sociale. Sulmuesi polak ndiqet nga kapiteni Manuel Nojer me 35.7 milionë dhe Tomas Myleri me 34.4 milionë. Leroi Sane ka vetëm gjysmën e ndjekësve të Manesë (14.2 milionë), ndërsa Joshua  Kimish ka 12.4 milionë. Në “top-10” renditen Dejvis (9.2), Gnabri (7.7), Koman (7.2) dhe Pavar (4.8).

Arena e Lajmit


Loading…

Klasifikimi te Bajerni/ Mane i katërti në rrjetet sociale, ja kush e kryeson listën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook