Superkupa e Italisë mes Milanit dhe Interit kthehet në një çështje, orari dhe stadiumi shkaktojnë probleme

Superkua e Italisë mes Milanit dhe Interit do të zhvillohet në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad të cilët do të organizojnë këtë event sipas marrëveshjes me Federatën Italiane.Sidoqoftë duket se ky vendim nuk do të mbetet pa polemika me stadiumin dhe orarin e ndeshjes që ende nuk janë vendosur.

INTER MILAN

Sipas raportimeve nga mediat italiane dy stadiumet të cilat janë në garë për të mbajtur këtë finale janë “King Fahd International Stadium” i cili mban 67 mijë spektator dhe “King Saud University Stadium” i cili ka një kapacitet prej 22 mijë vendesh.

Orari i zhvillimit të sfidës mbetet gjithashtu një pikë diskutimi me “Mediasetin” i cili ka ekskluzivitetin e transmetimit për Italinë të cilët kërkojnë që ndeshja të luhet në 21:00 por diferenca orare midis dy shteteve mund të bëjë që ajo të luhet në 20:00.

Federata po punon për këto detaje dhe pritet një njoftim zyrtar për qartësimin e situatës në ditët e ardhshme.

Arena e Lajmit


Loading…

Superkupa e Italisë mes Milanit dhe Interit kthehet në një çështje, orari dhe stadiumi shkaktojnë probleme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook