“Rama udhëheq krimin në Shqipëri”, Berisha: Në Beograd Vuçiçi e trajtoi si vasal! ‘Open Balkan’, nismë antishqiptare

4a32211e 25a0 4587 8d7f D2000832941b

“Rama udhëheq krimin në Shqipëri sot”, tha kreu i PD, Sali Berisha gjatë një komunikim me gazetarët të zhvilluar me gazetarët.

I ndalur tek situata në PD Berisha tha se të gjithë deputetët e PD janë të vlerësuar.

Ndërsa u pyet për panairin e zhvilluar në Beograd, dhe pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama, Berisha tha se kryeministri u trajtua nga Vuçiç si vasal.

Situata në PD ?

Berisha: Deputetë e tjerë janë deputetë të PD dhe janë të vlerësuar në rolin e tyre. Ky është qëndrimi i PD ndaj deputetëve.

Sa i takon takimi dhe trokitjes së gotave të verës në Serbi, Rama –Vuçiç, komenti që keni?

Berisha: Nëse sheh protokollin ai aty u trajtua si vasal, kjo nuk më bëri përshtypje se ai vasal është. Vuçiçi nuk ngurroi ta shprehte këtë. Ajo që dua të them është se Ballkani i hapur është një nismë antishqiptare. Vuçiç një serbomadh sa Millosheviçi po e përdor Ballkanin e Hapur në çdo aspekt. Në rrafshin politik  dhe po e përdor për të shkatërruar prodhimin në Shqipëri dhe Maqedoni pas asnjë lloj rregulli nuk është përcaktor në tregun e lirë të kësaj aleance dhe po e përdor për të demoralizuar Prishtinën. Ai e ka të qartë se kufiri i tij në Ballkan është kufiri i Kosovës.

Arena e Lajmit

“Rama udhëheq krimin në Shqipëri”, Berisha: Në Beograd Vuçiçi e trajtoi si vasal! ‘Open Balkan’, nismë antishqiptare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook