Sulmi i Kombëtares/ Vetëm 2 të konfirmuar, të gjithë të tjerët kanë mbetur në “ajër”. Ja situata

Edhe pse ata janë nën kontratë me ekipet e tyre, sërish mbeten në “ajër” në këtë merkato transferimesh. Fjala është për sulmuesit e Kombëtares shqiptare. E nisim nga Armando Broja, në kontratë me Çelsin dhe i kthyer nga huazimi, akoma nuk është vendosur se ku do të jetë e ardhmja e 20-vjeçarit.

SHQIPERIA

Pezull është edhe Rei Manaj, i cili ka një kontratë edhe për një vit me Barcelonën, por nuk gjen dot hapësira në klubin katalanas, i cili të hënën nis përgatitjet. Kështu që edhe 25-vjeçari mbetet në dilemë dhe mundësia është që të kalojë te Getafe në La Liga. Xhakomo Vrioni ka kontratë me Juventusin, por sa vjen edhe është më larg bardhezinjve dhe pranë një kalimi në kampionatin amerikan.

Gjithashtu, për Taulant Seferin është përfolur për një kalim jashtë Shqipërisë, pas aventurës europiane me Tiranën. Sulmuesi është akoma në kontratë me bardheblutë. Bekim Balaj, i cili u bashkua me Bolusporin në Ligën e Parë turke në janar dhe mbylli sezonin, pasi firmosi për 6 muaj, aktualisht nuk e ka vendosur akoma se ku do të luajë vitin që vjen, edhe pse gjasat janë që të mbetet në Turqi.

Armando Sadiku ka mbaruar kontratën me Las Palmas dhe rinovimi mbetet larg, ndonëse në ditët në vijim çdo gjë mund të ndodhë, por nuk përjashtohet mundësia që ai të mbetet në Spanjë.

Momentalisht edhe ai është në “ajër”. Të vetmit që janë konfirmuar për sezonin e ri janë Sokol Cikalleshi, i cili ka rinovuar edhe për dy vite me Koniasporin në Turqi deri në vitin 2024 dhe gjithashtu Myrto Uzuni që në muajin janar u bashkua me Granadën në Spanjë dhe ka një kontratë që e mban të lidhur për 3 vite e gjysmë.

Arena e Lajmit


Loading…

Sulmi i Kombëtares/ Vetëm 2 të konfirmuar, të gjithë të tjerët kanë mbetur në “ajër”. Ja situata

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook