Kristina Anxhara, kampione dhe rekordmene në qitjen sportive në Shqipëri, konkurroi dje në Mesdhetare në 10 metra pushkë me ajër në kualifikuese.
Sportistja kuqezi grumbulloi 605.4 pikë, duke i shkuar shumë pranë rekordit kombëtar. Por ky rezultat e renditi në vend të fundit mes 23 konkurrenteve në “Oran 2022”. Rezultati sigurisht mund të konsiderohet i mirë për arenën kombëtare.
Por duhet theksuar se rekordet e reja në këtë sport vijnë edhe si rrjedhojë e ndryshimit të rregullores, me shtimin e numrit të fishekëve, pasi qitja shqiptare mbetet shumë larg lavdisë së dikurshme, kohë kur garonin legjenda si Diana Mata apo Elisabeta Karabolli, që kanë shkruar historinë edhe në Europë.
Arena e Lajmit
Loading…