U bë ‘mollë sherri’ për vrasjen e 26-vjeçarit në Maliq, dështon seanca për Martina Pajollarin, shkak është bërë…

Seanca

Dështon seanca e zhvilluar ditën e sotme për Martina Pajollarin e cila akuzohet se ka qenë e implikuar në vrasjen e 26-vjeçarit Martin Çeço, me të cilin thuhet se ka pasur edhe një lidhje.

Pajollari u arrestua nga policia e Korçës, 4 muaj pas vrasjes së Martin Çeços, 26-vjeçarit me të cilin ishte në një lidhje në fshatin Kolanec të Maliqit.

Por duket se kjo nuk ka qenë e vetmja lidhje e 18-vjeçares, e pikërisht raporti me një prej autorëve dhe viktimën, ka qenë dhe shkaku i krimit të rëndë që tronditi Maliqin.

Ndërkohë shkak për dështimin e senacës është bërë mosprezenca e Blenti Angjos, pasi nuk është thirrur nga gjykata.

“Duhet të jenë edhe trashëgimtarët e viktimës në këtë seancë pasi i takon gjykimit të themelit ndaj dëshmia merret me 3she gjyqtarësh dhe argumenti që ka përdorur gjykata është ndryshimi i cilësisë procedurale që ka Pajollari e cila është vendosur nën hetim”, ka thënë avokati Nevzat Tarelli.

Gjykata refuzoi të marrë dëshminë e saj. Sot ka pasur edhe një argument më shumë ka mohuar totalisht deklarimet ajo thotë se personat që janë të arrestuar janë të papërfshirë në ngjarje.

Arena e Lajmit

U bë ‘mollë sherri’ për vrasjen e 26-vjeçarit në Maliq, dështon seanca për Martina Pajollarin, shkak është bërë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook