ZYRTARE/ Shkëndija nuk ndalet në merkato, afron në skuadër një brazilian

 Shkëndija e Tetovës nuk ndalet në merkato, teksa së fundmi ka zyrtarizuar afrimin e një futbollisti brazilian. Bëhet fjalë për brazilianin 26 vjeçar Vagner Gonçalves, i cili ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare.

9378FDFA-8CCA-4F42-A86D-62F8F5944023-816x459

Ai së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së Dnipros nga Ukraina, ndërsa prej muajit mars deri në muajin qershor të këtij viti në formë huazimi ka luajtur për ekipin e Dila Gori nga Gjeorgjia.

“Jam i emocionuar që gjendem në Tetovë dhe që do të luaj për Shkëndijën. Ashtu siç e kam dëgjuar, Shkëndija ka krijuar një skuadër mjaft kualitative dhe mua më vjen mirë që do të jem pjesë e kësaj skuadre.

Shkëndija ka shumë lojtarë cilësorë dhe luan futboll të shpejtë, dhe mendoj se pikërisht kjo është që mua më shumë më përgjigjet si pjesë e repartit sulmues.

Jam lojtar që gjithmonë e jep maksimumin nga vetja dhe besoj se me ndihmën e bashkëlojtarëve do të arrijmë suksese me të cilat edhe tifozët do të jenë të kënaqur”, deklaroi Vagner Gonçalves, për faqen zyrtare të klubi kuqezi.

braziliani

Arena e Lajmit


Loading…

ZYRTARE/ Shkëndija nuk ndalet në merkato, afron në skuadër një brazilian

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook