“Prestige Resort një copë Europe”, Gazetarja Eni Vasili: Ndërhyrja e IKMT e paligjshme, përse u zgjodh ky moment? “News24” një media e pavarur

Eni Vasili999

Gazetarja, Enis Vasili dhe autorja e emisionit “Open” deklaroi se ‘Prestige Resort” është një copë Europe në atë mishmash ndërtimesh  në të cilën ndodhet Golemi. Ndërsa komentoi ndërhyrjen e IKMT ajo tha se duhet të bëhet transparencë dhe të t’i jepet përgjigje shumë pikëpyetjeve.

“Fakti që IKMT bën një lëvizje kur ende nuk ka përfunduar sezoni turistik, nuk është lajmëruar grupi për ndërhyrjen nuk i është lënë koha e nevojshme grupit që të reagojë, mënyra se si kjo ndodhi tregon se nuk kemi thjesht një institucion qe ka pretendime paligjshmërie ndaj një biznesi por ka një prapavijë, pra një prapavijë politike”, tha Eni Vasili.

Pyetje: Ndoshta është hakmarrje?

Automatiksht ngjarja e sotme dhe mënyra si ndodhi të bën të mendosh pikërisht këtë , pra pyetjet që ne shtrojmë edhe si qytetarë edhe si gazetare  janë shumë. Përse  ndodhi tani, përse vetëm në “Prestig”? Jemi mësuar qe ndërhyrjet e IKM , bëhen me fushata dhe strategji këtu kemi vetëm  një biznes të caktuar qe cenohet dhe kjo te bën të mendosh që është e qëllimshme dhe që është një sulm ndaj këtij biznesi me prapavije politike. Unë u mundova të konsultohem edhe me juristë dhe më thanë se nuk ka shkelje ligjore, por edhe nëse do të kishte, ka  një afat ku duhet lënë një kohë e caktuar qe grupi te reagoje mes procedurave ligjore, te shkoje ne gjykate etj. Kjo mënyrë të prek drejtpërdrejt edhe si qytetar.

Dikush pa një letër të vjen të prish oborrin e shtëpisë, pa të dhënë një shpjegim.

Pyetje: Duke pasur parasysh gjithë qëndrimin që kemi mbajtur si televizion,si është raporti me kryeministrin?

“Kjo është një pyetje shumë e gjerë. Unë mund te flas për përvojën time personale. Unë kam pranuar ta sjell  programin tim “Open” në News24 për garancinë e një media të pavarur. Ajo që di është se pronari i “News 24” nuk më ka marrë kurrë në tel dhe të më thotë sot duhet të bësh këtë gjë apo diçka tjetër, duhet te favorizosh dike apo duhet te bëjmë presion diku tjetër. Asnjëherë. Kemi bërë emisione që e kanë prekur qeverinë, kemi kërkuar që përfaqësues te qeverise te japin llogari dhe kjo ka ndodhur. Janë zhvilluar debate të forta dhe herë-herë me tensione por emisioni Open ka patur  një linjë editoriale pa asnjë ndikim. Mendoj që zonja Bici duhet të vijë përpara gazetarëve dhe ti përgjigjet pyetjeve tona. Ajo zonjë ka detyrim ligjor e moral të japë shpjegime. Pra të kuptojmë nëse jemi në një biznes që ka shkelur rregullat apo jemi përballe një arbitrariteti të qeverisë.  Ajo që shikon sot në “Prestige” është një katastrofe. Aty ku është një vend shumë i bukur, një investim fantastik, duket si një copë europe në mes atij mishmashi ndërtimesh që afron Golemi ,të shohësh ato pamje të vjen realisht  keq. Duket sikur kanë rënë bombat e një lufte që për fat e kemi larg. Çdo qytetar ndjehet i prekur nga kjo gjë, ajo qe gjithkush mund te pyesë është : farë garancie kam unë qe do te ke, drejtësi kur një biznesi dhe një media i ushtrohet presion me një arbitraritet te tille. “News24″ po reagon në mënyrën e vet dhe po bën shumë mirë. Nuk është thjesht çështje personale është me shume se kaq”, tha ndër të tjera Eni Vasili.

Arena e Lajmit

“Prestige Resort një copë Europe”, Gazetarja Eni Vasili: Ndërhyrja e IKMT e paligjshme, përse u zgjodh ky moment? “News24” një media e pavarur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook