Dame Helen Mirren interpreton Elizabeth I në festën e ‘Jubileut Platinum të Mbretëreshës’

Festimet e Jubileut Platinum të Mbretëreshës Elizabeth janë kryefjala e javës në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa një mori aktivitetesh e artistësh zbukuruan kështjellën ‘Windsor’ të dielën për të festuar 70-vjetorin e Mbretëreshës në fron.

Dhe në një nga shfaqjet e para të mbrëmjes, Dame Helen Mirren doli në skenë për të luajtur rolin e Mbretëreshës Elizabeth I. Ky nuk ishte i pari për 76-vjeçaren, e cila ka luajtur rolin mbretëror tre herë më parë, madje ka fituar një Oscar për portretizimin e mbretëreshës në filmin e vitit 2006. Në performancën e saj Dame Helen portretizoi Mbretëreshën dhe ngjarjet nga Epoka e parë Elizabetiane, nga tentativa për pushtimin e Armadës spanjolle te figurat kryesore si William Shakespeare.

The Herald, i luajtur nga Omid Djalili, rrëfente performancën teksa shikuesit u kthyen pas në kohë. Aktorja ishte e veshur me një fustan ari me korse. Në stilin tipik të figurës historike, ajo mbante grim për të zbehur ngjyrën e saj dhe një paruke të kuqe kaçurrelë. Për performancën, aktorja performoi fjalimin e famshëm të Mbretëreshës Elizabeth I para trupave në Tilbury. ‘E di që kam trupin e një gruaje të dobët dhe të pafuqishme; por unë kam zemrën dhe stomakun e një mbreti … dhe të një mbreti të Anglisë për më tepër.’- tha mes të tjerash.

Mbretëresha e ndoqi performancën nga vendi i saj në kutinë mbretërore ndërsa Dame Helen jepte shfaqjen prekëse.

Dhe duket se ndjekësit mbetën të impresionuar. Dame Helen ka luajtur si Mbretëresha Elizbabeth II dy herë më parë – në filmin e vitit 2006 The Queen, dhe në 2013 në West End shfaqjen The Audience. Por ajo ka luajtur gjithashtu Mbretëreshën Elizabeth I në serinë televizive ttë vitit 2005, që do të thotë se është e vetmja aktore që ka luajtur të dyja mbretëreshat në ekran.

Aktorja drejtoi kastin e interpretuesve përkrah Tom Cruise, ndërsa yje si Damian Lewis, Omid Djalili dhe Katherine Jenkins gjithashtu u ngjitën në skenë – ndërsa festa u transmetua drejtpërdrejt nga ITV. Ceremonia, e cila përfshinte 1300 interpretues dhe 500 kuaj, u transmetua jashtë kështjellës Windsor – pavarësisht motit me shi.

Në një moment të mbrëmjes, Tom Cruise prezantoi atë që ai tha se ishte ‘një nga shfaqjet më magjepsëse, emocionuese’ teksa njoftoi një performancë nga The King’s Troop Royal Horse Artillery. Dhe duket se mbretëresha ra dakord, pasi ajo dukej e mahnitur nga shfaqjet e kafshëve, duke buzëqeshur, ndërsa kuajt e saj u çuan gjithashtu nëpër arenën e hapur në Windsor për të festuar jubileun e saj Platinum.

Dame Helen Mirren interpreton Elizabeth I në festën e ‘Jubileut Platinum të Mbretëreshës’

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook