“Ky akt talebanesk kuptohet përse është ndërmarrë”, Arbi Agalliu: Goditja e “Prestige Resort” e paligjshme! Arroganca e qeverisë përtej çdo limiti

Arbi Agalliu

“Goditja e Prestige Resort në mënyrë abuzive, të paligjshme dhe të befasishme tregon edhe njëherë sesi arroganca e kësaj qeverie shkon përtej çdo limiti.”, kështu shkruan sekretari i Grupit Parlamentar Arbi Agalliu.

Statusi:

Goditja e Prestige Resort në mënyrë abuzive, të paligjshme dhe të befasishme tregon edhe njëherë sesi arroganca e kësaj qeverie shkon përtej çdo limiti

Kjo nuk është goditje ndaj një biznesi por ndaj fjalës së lirë duke e kthyer Shqipërinë në një vend diktatorial në të gjitha kuptimet e fjalës.

Të godasësh biznese të cilat janë model në organizim, në mes të ditës me diell, largon gjithmonë e më tepër investitorët e huaj apo step bizneset e ndershme vendase.

Gjithësesi ky akt talebanesk kuptohet qartë përse është ndërmarrë.

“Ky akt talebanesk kuptohet përse është ndërmarrë”, Arbi Agalliu: Goditja e “Prestige Resort” e paligjshme! Arroganca e qeverisë përtej çdo limiti

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook