“Prestige Resort ikona e bregdetit të Adriatikut”, Luçiano Boçi për aksionin e paligjshëm të IKMT: ‘Vetëvrasje’ e Ramës. Krijoi alibinë, dha urdhrin dhe iku në Beograd!

Boci

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi deklaroi se sulmi ndaj “Prestige Resort” në Golem, ku IKMT ka zbarkuar dhe po shemb paligjshmërisht dy pishina, është vetëvrasje për kryeministrin Edi Rama.

I ftuar në studion e News24 Boçi tha se Rama është në panik, pasi i duhet patjetër një media afër, gjë që sipas tij nuk e ka arritur me këtë televizion. Ai tha se ky aksion është bërë qëllimisht, gjatë kohës që Rama është në Beograd, për të pasur ky i fundit një alibi se nuk qëndron ai pas urdhrit.

“Një njeri përdor për interesat e tij mediat dhe e godet atë. Ka një ‘reflektim’ pas atyre raporteve të zeza, ku kryeministri nuk godet më gazetarët, por te pronarët e medias. Nuk është goditje e karakterit të biznesit, apo atyre inateve personale, por është goditje për të kontrolluar vijën editoriale të një media me rëndësi dhe ka ndikim te publiku. Është rasti klasik që përdor Rama; Kulaçi dhe kërçbaçi. Kur nuk pranohet, ai përdor kërbaçin. Ai ka përdorur të gjitha gjërat.

Rama do që të nënshtrojë mediat, dihen sulmet që iu bënë përmes taksave, apo të largojë News24 nga zyrat, ai do që ta rrëmbejë atë. Ramës i duhet një media, një brend dhe kërkon që ta shtyjë drejt falimentit dhe që ta zotërojë, ta blejë ta marrë në administrim të vetë. Kjo shfaq prishjen e kolonave të demokracisë. Kjo është mënyra brutale e prishjes së kolonave, siç është media. Pavarësia e mediat është matësi kryesor i demokracive të vendit. Nuk mund të pranojmë që të goditemi. Pamjet të ngjallin makth dhe revoltë. Prestige është një nga resortet model dhe atraksion dhe ikonë e promovimit shqiptar. E ka shfrytëzuar qeveria për të promovuar turizmin. Sot të godasë ikonën e bregdetit të Adriatikut, bën një ‘vetëvrasje’ në emër të interesit të vetë dhe jo të publikut. Tipari që e karakterizon Ramën, mban afër njerëz me reputacion dhe mundohet që në publik të përcjellë ide të mira me mediat dhe biznesin, ndërsa nën tavolinë tenton ta rrëmbejë atë. Sot ndodhet në Beograd, është skemë klasike. Krimineli para se të bëjë krim, ndërton alibinë. Pasi duhet të përgjigjet. Ai e ka urdhëruar këtë aksion për të thënë se nuk ishte urdhër i tij, por iniciativë e dikujt tjetër. Zëvendësimi i drejtorit të IKMT-së, nuk është i rastit. Një telefonatë nga Beogradi, është alibi për të ndërtuar.”, tha ai.

“Prestige Resort ikona e bregdetit të Adriatikut”, Luçiano Boçi për aksionin e paligjshëm të IKMT: ‘Vetëvrasje’ e Ramës. Krijoi alibinë, dha urdhrin dhe iku në Beograd!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook