Dueli me Laçin, Egnatia mision shpëtimi ndaj kurbinasve

Rrogozhinasit nuk e kanë vuajtur shumë humbjen ndaj Kastriotit, për vetë klimën që u krijua para dhe gjatë kësaj sfide, ku sipas tyre presioni ishte maksimal.

laci egnatia

Përpos kësaj, Egnatia i pati mundësitë që të mos dilet pa pikë nga stadiumi i Kamzës, por ai takim është harruar dhe tani fokusi është te sfida e sotme me Laçin, një kundërshtar që njihet mirë pasi në këtë sezon janë ndeshur deri tani pesë herë, tri fazat e kampionatit dhe dy ndeshje Kupe, ku rrogozhinbasit u eliminuan nga “ruleta” e penalltive.

Nga skuadra e trajnerit Ramadani kërkohet të përsëritet dueli i fazës së parë, ku Egnatia fitoi në Laç me golin e Pedros. Ndërsa në dy fazat e tjera kanë një humbje dhe një barazim.

Egnatia ndodhet në zonën “play out”, por shpresohet që ekipi të mbijetojë direkt duke marrë maksimumin në javët e mbetura. Ky mision nis që sot ndaj Laçit, ku kërkohet me çdo kusht fitorja.

Trajneri Ramadani e ka të plotë grupin dhe me ndihmën e tifozëve shpresohet që Egnatia ta kalojë me sukses Laçin dhe të mbeten me shpresë që deri në fund të parakalojnë Teutën në renditje.

– Arena e Lajmit


Dueli me Laçin, Egnatia mision shpëtimi ndaj kurbinasve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook