E ardhmja e Serxh Gnabrit duket gjithmonë e më larg Bajernit, ku duket se në ndjekje të sulmuesit gjerman në orët e fundit janë futur dhe dy skuadrat e Mançesterit, Siti dhe Junajtid.
Sipas raportimeve nga “Goal”, dy gjigantët anglez kanë kontaktuar bavarezët për t’i kërkuar informacione lidhur me mundësitë e një transferimi të mundshëm të 26-vjeçarit, me Bajernin që e ka lënë ta hapur mundësinë e shitjes së tij.
Transferimi i Sadio Mane, ul shanset e Gnabrit për të qenë titullar gjë që ka bërë sulmuesin të mendojë për skuadrën e tij të radhës, ku përveç klubeve të Premier Ligës, lojtari ndiqet gjithashtu edhe nga Reali i Madridit.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…